Mandzukic në Katar? E pret skuadra e Benatia-s
BKT
Sport

Mandzukic në Katar? E pret skuadra e Benatia-s

Mandzukic është një hap largimit nga Juventusi. Sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e klubit bardhezi, dhe pritet të transferohet në Katar, teksa në këtë vend mbyllet merkato në 30 shtator.

Në fakt Mandzukic mund të nënshkruajë me skuadrën e AL-Duhail, ku luan dhe ish-mbrojtësi i Juventusit Medhi Benatia.

Ndërkohë Sarri e la jashtë sulmuesin kroat në ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës duke i treguar derën.