Kaqusha Jashari kërkon edhe një mandat për deputete
BKT
Lajme

Kaqusha Jashari kërkon edhe një mandat për deputete

Kaqusha Jashari pas një përvoje shumë vjeçare në politikë, kandidon për deputete.

Nuk e ka ndërmend ta lërë politikën.
Ani pse nuk e kishte në profesion, Kaqusha Jashari ka qenë e fokusuar në politikë tash e 4 dekada.


Se politika nuk i është mërzitur 73 vjeçarës e dëshmoi edhe kandidimi i saj për deputete, në listën e PSD-së, për zgjedhjet e 6 tetorit.


Jashari thotë se synimi i saj nuk ishte krijimi i një profili politik por që gjithnjë diçka e lidhte me politikën.


E angazhimi në politikë në vitet e pasluftës i duket më i lehtë pasi ajo ishte pjesë e politikës në kohë më të rënda.

Jashari ishte ndër gratë e rralla që haptas kishin kundërshtuar Sllobodan Millosheviqin, gjë që edhe i kishte kushtuar.

“ Me 88 kam qenë e zgjedhur për kryetare të Partisë të Nivelit të Kosovës, kam qenë shumë shkurt se ka qenë ajo kohë e vështirë e kohës së nacionalizmit serb Milloshevicit, kam kundërshtu edhe ajo ka qenë shkak që m'kan shkarku me 88. Kanë qenë ato ngjarjet e kundërshtimit edhe mbrojtjes së Kosovës”

Më pas Jashari është kyçur ne Partinë Social Demokrate të cilën e ka udhëhequr nga viti 1998 dëri më 2008 ,parti kjo në të cilën ende vazhdon angazhimin.

Jashari  ishte deputete edhe më parë.

Ajo ishte një ndër emrat që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme