Rexhepi: Politikat klienteliste e kanë dëmtuar ekonominë e vendit  

Rexhepi: Politikat klienteliste e kanë dëmtuar ekonominë e vendit  

Përfaqësuesi i koalicionit NISMA-AKR-PD, Ilir Rexhepi, ka thënë se si vend ende nuk kemi strategji nacionale sa i përket politikave fiskale.

“Strategjitë ekzistuese të sektoreve nuk mund t’i konsiderojmë strategji të mirëfillta, duke qenë se nuk janë produkt i një strategjie nacionale. Reforma në politikat sociale ishte e tillë që e rriti deficitin tregtar", ka theksuar Rexhepi në emisionin "Debat" në RTK 1.

Sipas tij p​​​​​​olitikat klienteliste, pa një planifikim i cili do të vinte nga një analizë e mirëfilltë sektoriale e kanë dëmtuar vendin.

"Politikat fiskale nuk janë konsoliduar, bëhen ad hoc. Në të kaluarën janë ofruar lehtësira për biznese të mëdha dhe ende janë aktuale. E bizneset e mëdha siç dihet nuk e kanë problem çështjen e tatimeve. Tatimet janë problem për bizneset e vogla dhe të mesme. Në këtë drejtim mendoj se Ministria e Tregtisë ka ndihmuar shumë në dy vitet e fundit”, ka thënë Rexhepi.