​Vritet ish- futbollisti i Antwerp në Amsterdam
BKT
Sport

​Vritet ish- futbollisti i Antwerp në Amsterdam

Kelvin Maynard, 32-vjeç, u vra në Amsterdam, sipas mediave ndërkombëtare, dhe konfirmuar nga policia holandeze.

Mbrojtësi i djathtë me origjinë nga Surinami, i cili luajti për ekipet Volendam të Holandës dhe Royal Antwerp të Belgjikës, u qëllua në makinën e tij.

Policia është në kërkim të dy të dyshuarve që dyshohet se kanë ikur me një skuter të zi.

Holandezi ka luajtur edhe për Olhanense, Kecskemet, Emmen, Burton Albion dhe SV Spakenburg, ndërsa për dy vjetët e fundit ka qenë anëtar i skuadrës Quick Boys.