LDK-ja organizon Konventën për Zhvillim dhe Punësim
BKT
Lajme

LDK-ja organizon Konventën për Zhvillim dhe Punësim

RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se nesër (e shtunë), do të organizojë Konventën për Zhvillim dhe Punësim.

"Në këtë konventë, kandidatja për kryeministre e LDK-së, bashkë me përfaqësues të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, do të shpalosë para bizneseve politikat ekonomike dhe masat konkrete që do të ndërmerren në qeverinë e ardhshme për të mbështetur bizneset dhe rritur punësimin. Kosovës i duhet një ekonomi konkurruese; me sektor privat dinamik që krijon vende pune të qëndrueshme; ku shteti është vetëm mbështetës dhe rregullator i aktiviteteve ekonomike; një ekonomi pa monopole; ku bizneset inovatore dhe eksportuese mbështeten fuqishëm nga shteti; me bujqësi moderne dhe siguri ushqimore sipas standardeve evropiane; një ekonomi me furnizim të qëndrueshëm me energji; ku ruhet ambienti për gjeneratën e ardhshme. Një ekonomi e tillë mund t’i bëjë ballë konkurrencës globale, si dhe të jetë e gatshme për integrim në tregun e madh të BE-së. Programi Qeverisës i LDK-së ofron përgjigje për këto çështje. Ftojmë bizneset, odat ekonomike dhe shoqatat e të gjithë sektorëve të vijnë të dëgjojnë programin tonë dhe të ofrojnë sugjerimet e tyre", ka shrkruar në "Facebook", Avdullah Hoti Kryesuesi i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Avdullah Hoti.No photo description available.


MË SHUME NGA Lajme