15:25 / 23.09.2019
Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën
Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar.
Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.
























