Haradinaj merr pjesë në përurimin e librit “Tokë e mbjellë me varre”
BKT
Kulturë

Haradinaj merr pjesë në përurimin e librit “Tokë e mbjellë me varre”

Me ftesë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve, kryeministri në largim njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj po merr pjesë në përurimin e librit me argumente “Tokë e mbjellë me Varre”, Krimet serbe në Kosovë 1998/1999 e autorit Dibran Fylli.

Ngjarja po zhvillohet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ndërsa veç Haradinajt këtu po marrin pjesë edhe udhëheqës të OVL e UÇK-së si dhe figura tjera të njohura nga letërsia e më gjerë.

Ndërsa pas këtij promovimi kreu i AAK-së do të zhvillojë një takim me qytetarë të Pejës në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, njofton Klan Kosova.


MË SHUME NGA Kulturë