12:28 / 24.09.2019
Abbott vizitoi Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës së FSK-së
Sot, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott vizitoi Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (TRADOC), ku u takua me ekipin në mision të dërguar nga Akademia Britanike e Stërvitjes Ushtarake (BMATT) të cilët janë të vendosur në Vyskov, Republika Çeke.
Ekipi BMATT është duke ofruar trajnimin Junior të Komandës dhe Udhëheqjes (JCLC), që mbulon 4 javë trajnim në klasë ku do zhvilloj aktivitete për oficerët e FSK-së, në taktikat e këmbësorisë duke mësuar komandën dhe udhëheqjen si në kazerma ashtu edhe në fushë.
Edhe një shembull tjetër i mirë i dedikimit të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën për zhvillim afatgjatë të aftësive.























