23:10 / 24.09.2019
Shala: Haradinaj pos statutit s`bëri diçka tjetër për “Trepçën”
Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria Haradinaj pos statutit nuk ka bërë diçka tjetër për “Trepçën”.
Ai ka folur të martën në “Debat” te RTK.
“Është e vërtetëse Haradinaj vitin 2018 e ka shpallur vit të “Trepçës”, por përveç statutit ai nuk ka nxjerrë asnjë akt tjetër, nuk ka realizuar asnjë projekt. Ishte periudha më e rëndë pas UNMIK-ut që e ka përjtuar “Trepça””, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se “Trepca” sot nuk është e vetëqëndrueshme.























