Ambasadori britanik:Mirë që partitë e kanë në program luftën e korrupsionit
BKT
Lajme

Ambasadori britanik:Mirë që partitë e kanë në program luftën e korrupsionit

RTKlive

 Ambasada Britanike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbajtën një tryezë të rrumbullakët mbi “Zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë së Kosovës”.

GLPS është mbështetur nga Ambasada Britanike për te monitoruar punën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Gjykatave dhe Prokurorive në të gjithë Kosovën, për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e ketyre insitucioneve.

Ndër të tjera, Ambasadori Britanik gjatë këtij aktiviteti tha: ‘Në këtë kohë fushate elektorale, më vjen mirë të dëgjoj që sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe dukurive tjera negative është në programet e pothuajse të gjitha partive politike.

"Nuk ështe e mjaftueshme që të kemi vetëm deklarata për luftim të korrupsionit. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë të dëgjojnë cilat janë masat konkrete që partitë politike do i ndërmarrin në këtë drejtim", tha ai.

Kurse Arbëresha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e GLPS, tha sundimi i Ligjit është thelbi i demokracisë, i të drejtave të njeriut, imazhit dhe shtetësisë tonë.

"Ne duam një Kosovë në pronësi të vet qytetarëve të saj dhe së ardhmes së saj Europiane, e jo në pronësi të politikanëve të korruptuar, të sistemeve të drejtësisë të paaftësuara dhe të kontrolluara, si dhe të institucioneve jollogaridhënëse. Ne duam një Kosovë ku institucionet e saja qeverisen nga ligji dhe barazia e të gjithë qytetetarëve’, tha ajo.

Image may contain: 5 people, indoorImage may contain: 8 people, people smiling, people sitting, table, screen and indoorImage may contain: 2 people, table and indoor


MË SHUME NGA Lajme