11:52 / 25.09.2019
Abrashi takohet me nënkryetarin e Partive Popullore Evropiane
RTKlive
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Arban Abrashi, sot në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, ka pritur Dara Murphy, nënkryetar i Partive Popullore Evropiane.
"Z. Murphy sot erdhi në përkrahje të LDK-së dhe Vjosa R. Osmanit. LDK si pjesë e Partive Popullore Evropiane do të jetë promotore dhe garantuese e vlerave dhe integrimeve evropiane", ka shkruar Abrashi në "Facebook".
























