Shala: Prioritet është t’i përgatisim të rinjtë në teknologji
BKT
Lajme

Shala: Prioritet është t’i përgatisim të rinjtë në teknologji

Muzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se prioritet është përgatitja e të rinjve për teknologji.

Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Arsimi.

“Prioritet është t’i përgatisim të rinjtë në teknologji”, ka thënë ai.

Sipas tij në Kosovë ka indikatorë të mirë dhe se ka potencial.

“Institucioneve universitare të hapura në rajone u nevojiten tani programe elitare. Universitete në Kosovë nuk ka pa licencë, ka tetë vjet që nuk ka pa licenca”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjithkush në Kosovë ka pasur ndikim në degradimin e arsimit. “Mmësimdhënësit e drejttorët zgjedhen nga drejtoratet e komunave”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme