Geci: Reformat e nisura kanë ngecur
BKT
Lajme

Geci: Reformat e nisura kanë ngecur

Arbër Geci nga koalicioni NISMA-AKR ka thënë se reformat e nisura kanë ngecur dhe kanë ndryshuar në varësi prej partisë që ka ardhur në pushtet.

Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Arsimi.

“Çdo parti mendonte se duhet të filloj nga zeroja. Partitë kanë ndërhyrë në shkolla dhe i kanë shndërruar në trupë elektorale. Duhet të instalohet meritokracia dhe vlerat”, ka thënë ai. “PDK dhe LDK që kanë shkatërruar arsimin tani këtu po bëjnë show”

Geci ka thënë se si Kosovë po synojmë të krahasohemi me shtetet perëndimore, prandaj duhet të gjejmë mjetet dhe të kalojmë gjithësesi në shkollim gjithëditor.


MË SHUME NGA Lajme