Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Muhamed Krasniqi organizator, i cili do të flasë për "Ditën e Sigurisë Rrugore".

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Hartim Gashi udhëheqës i Shoqatës së përpunuesëve të pemëve dhe perimeve, i cili do na njoftojë për industrinë e ushqimit në Kosovë.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet një përfaqësues i Aleancës Franceze në Prishtinë, i cili do të flasë për "Ditën Evropiane të Gjuhëve".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme