10:04 / 26.09.2019
Sot promovohet fjalori online shqip-serbisht dhe serbisht-shqip
Sot do të promovohet fjalori online Shqip-Serbisht dhe Serbisht-Shqip, me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve.
Sipas komunikatës të dërguar nga UNMIK, fjalori prej 20,000 fjalësh është përpiluar nga akademikë të Prishtinës dhe Beogradit, me mbështetjen e OIM-it dhe UNMIK-ut, dhe përfaqëson fjalorin e parë të kësaj përmase dhe rëndësie në 30 vitet e fundit.
Fjalori është pjesë e një programi më të gjërë për gjuhët të udhëhequr nga IOM, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe UNMIK-ut, për të mbështetur aktivitetet që promovojnë shumëgjuhësinë dhe rëndësinë e mësimit të gjuhëve.
Kjo përfshin zhvillimin e platformës së mesimit të gjuhëve online VocUp dhe orë falas për mësim të gjuhëve.























