13:35 / 26.09.2019
Hapet Seminari i 13-të Ndërkombëtar i Albanologjisë në Tetovë
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mbajti fjalim në hapjen e Seminarit të 13-të Ndërkombëtar të Albanologjisë në Universitetin e Tetovës.
Duke i përshëndetur, siç tha, penat më të mprehta të shkencave albanologjike në rajon, ministri Ismaili foli edhe për rëndësinë e albanologjisë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.























