Eibar bën të pamundurën në La Liga, me përmbysje mund Sevilla-n
Eibar fitoi ndeshjen e parë në këtë sezon të ri të La Ligas ndaj një kundërshtari të fortë si Sevilla.
Ajo ka realizuar një "remuntada" duke kthyer një rezultat 2-0 në 3-2 e duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme.
E para që kalojnë në avantazh është skuadra e Sevillas me anë të Ocampos në minutën e 11'. Oliver Torres dyfishon rezultatin në të 33' duke mbyllur një pjesë të parë bindëse për Sevillan.
Eibar bën të pamundurën për të shënuar deri në momentin kur arbitri akordoi një penallti në minutën e 66 e cila u shëndrua në gol nga Orellana.
Vetëm 10 minuta më vonë Pedro Leon shfrytëzon një gabim të portierit të Sevillas pasi ky i fundit del nga zona për të larguar topin e më pas përplaset me mbrojtësin e tij, raporton oranews.
Ndërsa "qershia mbi tortë" për skuadrën e Eibar erdhi në minutën e 82' kur Jose Angel shëndroi në gol një goditje dënimi e cila ndezi dhe stadiumin.
Me këtë fitore Eibar renditet në vendin e 16-të në kuotën e 5 pikëve.























