Artpolis hap ekspozitën `Rruza t`zemrës"
BKT
Kulturë

Artpolis hap ekspozitën `Rruza t`zemrës"

Me qëllim të mbledhjes së fondeve, Qendra për Art dhe Komunitete - Artpolis organizon ekspozitën shitëse "Rruza t`zemrës".



Aksesorë të ndryshëm, të punuara me dashuri dhe energji shumë të mirë nga  viktima të mundshme të trafikimit, nën mentorimin e artistes Njomëza Luci, do të prezantohen sot.

Fondet e mbledhura nga shitja e produkteve punëdore, do t'iu dedikohen grave që i kanë punuar këto aksesorë.

Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore." Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP). 


MË SHUME NGA Kulturë