Kadri Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajnishahe Halimit
BKT
Lajme

Kadri Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajnishahe Halimit

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, ka thënë se është i prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së kësaj partie, Ajnishahe Halimi-Shala.

“Me vullnet të madh për të jetuar, me qëndrueshmëri të madhe, ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin”.

“Ishte një grua e fortë, që shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që e njihnin. Ngushëllime familjes Halimi, aktivistëve të PDK-së dhe të gjithë miqve të saj. Prehu në paqe, Ajnishahe”,  ka shkruar Veseli në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme