Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Gita Lushi -zëdhënëse për media, e cila do të jetë në lidhje të drejtpërdrejt do të flas për nisjen e festivalit të kafesë dhe çajit.
Mysafir në studio do të jetë Zenun Halili - njohës i sistemit amerikan, me të cilin do të bisedohet rreth procedurave për shkarkimin e presidentit Trump.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Arbër Selmani - autor, gazetar i cili do të flasë për promovimin e librit “Kosova në 14 Tregime Kulturore”
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























