07:36 / 30.09.2019
Hapet ekspozita “Realitete të zgjeruara”
RTKlive
Sot në Galerinë Qahili hapet ekspozita “Realitete të zgjeruara” të Monika Kropshofer.
|
Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut ku fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj. Arkitektura dhe elementët e saj si fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer. Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës. Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon. Ekspozita do të jetë e hapur deri me 12 tetor 2019.
|
























