Kryqi i Kuq mban ligjëtata për dhënien e ndihmës së parë
Drita Vitia, Radio Kosova
Kryqi i Kuq i Kosovës gjatë vitit shkollor 2019/2020, pritet të mbajë ligjërata edhe për nxënësit e nivelit fillor, rreth mënyrës së dhënies së ndihmës së parë.
Makfire Fazliu, nga Kryqi i Kuq, tha për Radio Kosovën se nga muaji mars i këtij viti janë mbajtur ligjërata për nxënës të shkollave të mesme, ku janë përfshirë 26 komuna.
"Nxënësit e shkollave fillore në Kosovë do të edukohen rreth mënyrës së dhënies së ndihmës së parë nga ligjëratat që Kryqi i Kuq i Kosovës pritet t’i mbajë gjatë vitit shkollor 2019-2020. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur koordinatorja e programit të shëndetësisë në Kryqin e Kuq të Kosovës, Makfire Fazliu, e cila tha se është shumë me rëndësi që nxënësit të dinë se si jepet ndihma e parë që nga mosha e fëmijërisë", tha ajo.
"Tash këtë vit do t’i përfshijmë edhe fëmijët e shkollave të ciklit të ulët, që prej fillimit të marrin njohuri se si të ofrohet ndihma e parë, si të jetë një shpëtimtar i rastit qoftë kur është duke vozitur vetë qoftë kur është kalimtar i rastit dhe hasë në një aksident, në mënyrë që njerëzit të kenë njohuri se si ofrohet një ndihmë e parë duke filluar prej asaj që të thirret së paku ndihma e shpejtë, 112-shi, të promovohet që njerëzit ta lajmërojnë ndihmën e shpejtë por edhe të jenë shpëtimtar të rastit, sepse nuk ka më mirë se të shpëtosh një jetë”, tha ajo.
Fazliu ka thënë se janë shumë të rëndësishëm minutat e parë pas aksidentit, andaj, sipas saj, gjatë kësaj kohe qytetarët duhet të edukohen se si të reagojnë në rast të aksidentit.
“Dhënia e ndihmës së parë dhe kurset që i ofrojmë ne për ndihmën e parë nuk i zvogëlon aksidentet, por pasojat e aksidenteve. Do të thotë, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se çfarë mund të pësojnë nga një aksident dhe si të ofrosh ndihmën e parë, të shpëtosh një jetë, sepse ai fillimi, ai 3 minutshi i parë kur je në vend të ngjarjes dhe e ofron ndihmën e parë, do ë thotë shumë, në mënyrë që pasojat të jenë më të vogla” tha ai.
Kryqi i Kuqi i Kosovës ligjëratat rreth dhënies së ndihmës së parë i ka filluar nga muaji mars i këtij viti me nxënësit e shkollave të mesme, ku janë përfshirë 26 komuna të Kosovës. Ndërsa nga shtatori ka filluar edhe me shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, ku ka për synim edukimin e fëmijëve të cilët pritet të jenë shoferë të së ardhmes.























