Haradinaj kujton 21 vjetorin e rënies së mjekut të luftës Shpëtim Roboaj
BKT
Lajme

Haradinaj kujton 21 vjetorin e rënies së mjekut të luftës Shpëtim Roboaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies së mjekut të luftës të UÇK-së Shpëtim Robaj.

Haradinaj ka thënë se Robaj me punën e tij humane shëroi në frontet e luftës shumë luftëtarë.

Ai ka theksuar se si edhe shumë kolegë të tjerë të Shpëtimit, me misionin e tyre u  vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim.

Postimi i Haradinajt në 'Facebook':

Sot, në 21- vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj, që me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë. Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim. Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane! RH


MË SHUME NGA Lajme