Veseli premton subvencionim deri në 80% të interesit të kredisë për fermerë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar mbështetje për gjithë fermerët.
Veseli tha se ai do të ju ofroj subvencionime për interesin e kredisë deri në 80 përqind.
“Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova” “-tha Veseli.
Postimi i plotë:
Një vizitë të shkurtër sot kisha në fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës, që me këtë punë mbajnë familjen e tyre.
Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë.
Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje.
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112, për një bujqësi dhe blegtori shumë më të zhvilluar! #PDK112


























