Kastrati: Ligji forcon dhe krijon stabilitet për mediat publike
Institucionet shtetërore, në radhë të parë Parlamenti, ka një rol kyç në stabilitetin financiar dhe forcimin e lirisë dhe profesionalizimit në mediat publike, i cili rol shfaqet përmes miratimit të Ligjit për Transmetuesin Publik. Keshtu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati,ne Forumin e 21 të, Parlamentar të Cetinës në Malin e zi,gjatë diskutimit me temën "Parlamenti dhe media - realiteti i pritjeve të ndërsjella".
''Sigurisht që një Forum i tillë, ishte mbajtur edhe viteve të kaluara, për mu është hera e parë që marrë pjesë, sigurisht që është një përvojë e mirë, një përvojë e re për të parë se si funksionojnë edhe televizionet tjera publike, duke nisur prej televizionit të Sllovenisë, Malit të Zi, televizionit të Kroacisë dhe televizioneve tjera. Drejtorët e këtyre televizioneve të cilët paraqitën këtu në këtë forum pikëpamjet e tyre sa i përket zhvillimit të medieve apo zhvillimit të transmetusve publik. Kisha fatin që të jem në një panel ku diskutuam së bashku edhe me drejtorët gjeneral të rajoneve dhe deputetë të cilët marrin pjesë në hartimin e ligjeve për zhvillimin e medieve publike. Ky takim na jep më shumë njohuri të dimë se si zhvillohen mediet publike, si funksionojnë në vende tjera dhe me çfarë ligje funksionojnë. Ligji është ai i cili u mundëson mediave të jenë të lira, që të punojnë të pavarur, të informojnë qytetarët dhe që të thirren në atë se për çfarë funksionojnë pra mediet publike. Një pikë tjetër ishte edhe gjendja financiare, sigurisht që të gjitha mediumet publike, transmetuesit publik po ballafaqohen me mungesë të financave dhe këto po u shkaktojnë mjaft probleme në funksionimin e tyre'', tha Kastrati, drejtor gjeneral i RTK-së.
Forumi në Cetinë ka mbledhur deputëtë nga Mali i Zi dhe rajoni,përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe jo-qeveritare,shtëpi mediatike nga rajoni si dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe atik akademik.
Forumi Parlamentar i Cetinës është një iniciativë rajonale e bashkëpunimit parlamentar të vendeve të Evropës Juglindore, e inicuar nga Parlamenti i Malit të Zi, më 2004 dhe është një formë e rëndësishme e inkurajimit dhe promovimit të dialogut parlamentar midis vendeve të rajonit.























