Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë  Naxhije Buçinca, Fahri Buçinca, të cilët do të flasin për ditën botërore e të moshuarëve.

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Rron Gjinovci  përfaqësues i Organizatës  për Rritjen e Cilësisë në Arsim, i cili do të flasë për 22 vjetorin e protestës së studentëve të UP-së.

Po ashtu do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë nga kampusi i UP-së për ditën e orientimit të studentëve të rinj.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme