07:13 / 01.10.2019
Mbahet tryeza `integrimi n`shqip`
RTKlive
Sot në hapësirat EUROPE HOUSE (përball Zyrës së BE-s), Instituti EPIK së bashku me ACIT, dhe me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “INTEGRIMI N’SHQIP”.
Fjalën kyçe të tryezës do të këtë z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Prezantimi i studimit do të bëhet nga z. Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EPIK, dhe z. Gentian Elezi, ekspert për çështjet e integrimit Evropian, Qendra e Shqipërisë për Konkurrueshmëria dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT). Reflektimet kyçe do të ofrohen nga znj. Arbresha Loxha, Drejtore Ekzekutive, Grupi për Studime Juridike dhe Politike.























