20:55 / 01.10.2019
Haradinaj: Amerika s`na kthen shpinën nëse ne duam të jemi më shumë vetja
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se SHBA-ja nuk ia kthen shpinën Kosovës për shkak se ajo dëshiron që të jetë vetvetja.
Haradinaj ka folur të martën në “Debat” te RTK.
“Aleatëve duhet t’u themi: ju kemi aletaë, por ne jemi në shtëpi tonën. Amerika nuk na kthen shpinën nëse ne duam të jemi më shumë vetëvetja. Unë kam provuar ta ndryshoj këtë, që ne ta kemi zërin tonë Brenda vijës euro-atlantike”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se duke pyetur për çdo gjë aleatët, atëherë ata gjenden në telashe.























