Matoshi: Duhet parë cilat objekte duhet legalizuar, cilat duhet rrënuar
BKT
Lajme

Matoshi: Duhet parë cilat objekte duhet legalizuar, cilat duhet rrënuar

Fatmir Matoshi nga koalicioni NISMA-AKR-PD ka thënë se duhet shikuar se cilat objekte duhet legalizuar, cilat duhet të vendosen në lista të pritjes dhe cilat duhet të rrënohen.

Ai ka folur të martën në RTK, ku temë debati ka qenë mjedisi.

“Janë 350 ndërtime pa leje, është shumë e vështirë të hetohen”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se janë licencuar disa kompani për asgjësimin e barnave me afat të skaduar.

“Ka pasur investitorë që kanë shprehur interesim për reciklimin e mbeturinave, por nuk pati ofertë konkrete e serioze. Është e mundshme që mbeturinat të reciklohen, por që diçka e tillë të ndodhë nevojitet një vendimmarrje më e gjërë”, ka thënë ai.

Sipas Matoshit, gjatë kohës sa ishte ministër komunave u janë ndarë grante, për paisje, kamionë, shporta për grumbullim më të mirë të mbeturinave.

“Mbeturinat në Kosovë nuk kanë një pronar të vetëm. Ligji nuk parasheh diçka të tillë.

Ai ka thënë se planet e projektet shënuan ngadalësim në zbatimin e tyre për shkak të dorëheqjes së kryeministrit. “U ngadalësua edhe bashkëpunimi me donatorët por edhe vendimmarrja”, është shprehur Matoshi.

Ai ka thënë se Si ministri i kishin ndarë 7 milionë euro për dy fabrika të vogla që duhet të trajtojnë mbeturinat. “Janë modele të Turqisë”, ka thënë Matoshi.


MË SHUME NGA Lajme