Çeku: Duhet të hetohen thellë krimet në ndërtim
Hajrulla Çeku nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se duhet të hetohen thellë, sipas tij krimet, që kanë ndodhur në sektorin e ndërtimeve.
Ai ka folur të martën në RTK, ku temë debati ka qenë mjedisi.
“Duhet të hetohen thellëkrimet, që kanë ndodhur në sektorin e ndërtimeve, të ndërtimeve pa leje”, ka theksuar ai.
Çeku ka thënë se Vetëvendosje në programin e saj ka identifikuar nevojat urgjente.
“Hidrocentralet private janë problematike sepse degradojnë resurset ujore të Kosovës. E nuk e ndihmojnë energjinë. Problem i dytë gurëthyesit, shumë nga ta nuk kanë leje për të operuar”, ka thënë ai.
Sipas Çekut, tokën bujqësore duhet shpallur të paprekshme.
“Mjedisi është cështje e shëndetit publik. Duhet të jemi të kujdesshëm për ta ndalur degradimin që po ndodhë me mjedisin në Kosovë”, ka thënë ai.























