Çaushi: Shumë arsye që mjedisi duhet të trajtohet seriozisht
Driton Çaushi nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se ka shumë arsye pse mjedisi duhet të trajtohet seriozisht.
Ai ka folur të martën në RTK, ku temë debati ka qenë mjedisi.
“Ka shumë arësye pse mjedisi duhet të trajtohet seriozisht. Kemi mungesë të madhe të informatave lidhur me ndotjen e pjesëve të rëndësishme të mjedisit. Mungojnë informacione për shpyllëzim, për ndotjen e ujërave nëntokësore”, ka thënë ai. “Banka Botërore thotë se 835 persona kanë vdekur për shkak të ambientit të ndotur”.
Sipas tij, dëmi ambiental që po shkaktohet me hidrocentrale po ashtu duket. “Hidrocentralet nuk mund të jenë burim për energji”, ka thënë ai. “Termocentralet janë të vjetëruara”.
Ai është shprehur se produktet e plastikës si shishet e qeset e plastikës duhet të trajtohen ndryshe. “Trajtimi i tyre adekuat do të ulte nivelin e ndotjes së mjedisit në shkallë relativisht të madhe”, ka thënë Çaushi.























