Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Blerta Tolaj Poroshtica logopede, e cila do të flasë më shumë për vonesat në të folur tek fëmijët.

Mysafir i dytë do të jetë Artan Llabjani kryetar, i cili do të flasë për rrjetin e bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe.

Po ashtu mysafir do të jetë Dukagjin Leka prorektor në UKZ, i cili do të flasë për vitin e ri akademik në Universitetin "Haxhi Zeka" rreth bashkëpunimeve ndërkombëtare.


Po ashtu do të bëhet promovimi i librit të autorit Lorik Sylejmani "Sallatë dhe Çalldisje".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme