17:29 / 02.10.2019
Hapet Konsullata e Kosovës në Shkup
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se nga sot është hapur shërbimi konsullor në kuadër të këtij misioni diplomatik.
Ai para gazetarëve ka promovuar Shërbimin Konsullor si dhe ka treguar ambientet e këtij shërbimi shumë të rëndësishëm.
Postimi i plotë:
Urime, Kosovë!
Sot, më 2 Tetor 2019, bëmë promovimin para gazetarve, të Shërbimit Konsullore të Ambasadës së Republikës së Kosovës, në Shkup, si dhe ambientet në ndertesën e re të këtij shërbimi të rëndësishëm për misionin diplomatik të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut!



























