SLS: Njerëzit si Gjuriqi nuk e kanë besimin e serbëve të Kosovës
Partia e pavarur Liberale serbe ka reaguar lidhur me ftesën e Aleksandër Vuçiqit drejtuar serbëve që të votojnë listën serbe.
Partia e Pavarur Liberalen nëpër një njoftim për media, shprehet e habitur me ftesën e Aleksandar Vuçiçit për serbët nga Kosova, për të votuar për Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në komunikatën për media, ky subjekt thotë se personat që po lobojnë për Listën Serbe, si Marko Gjuriq dhe Aleksadër Vulin kanë interesa personale që ndërlidhen me korrupsionin dhe aspak nuk kanë për qëllim që të zgjedhin njerëz për të mirën e serbëve
Në komunikatën e SLS thuhet se Presidenti i Serbisë nuk mund të ftoj serbët për tu orientuar vetëm te një subjekt pasi që kjo është ndërhyrje në demokracinë zgjedhore.
Më tej, nga Partia e Pavarur Liberale thuhet se njerëzit si Gjuriq nuk e kanë besimin e serbëve të Kosovës. Ata i kanë bërë thirrje zyrtarëve nga Beogradi që të mos i shantazhojnë dhe detyrojnë serbët e Kosovës që të votojnë për listën serbe, sepse kjo ka për qëllim t’i ndajë serbët në të mirë dhe këqinj, duke e cilësuar këtë veprim si jo demokratik dhe jo civilizues.























