00:24 / 03.10.2019
Rugova: Kosova shtet, por infrastrukturën për kulturë të provincës
Yll Rugova nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Kosova ani se është shtet infrastrukturën për kulturë e ka të një province.
Ai ka folur të mërkurën në RTK, ku temë debati ka qenë Sporti dhe Kultura.
"Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur, por ka infrastrukturën për kulturë të një province”, është shprehur Rugova
Rugova ka thënë se është me rëndësi që të jetë Fondi për Kulturën, i cili do të jëtë shumëfish më i madh se sa ai që është aktualisht.
Ai ka kërkuar që festivalet të cilat sjellin të hyra duhet të mbështeten nga shteti.























