Luzha: Për njëzet vjet kultura është trajtuar në margjina
BKT
Lajme

Luzha: Për njëzet vjet kultura është trajtuar në margjina

Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se për njëzet vjet kultura është trajtuar në margjina.

Ajo ka folur të mërkurën në RTK, ku temë debati ka qenë Sporti dhe Kultura.  

“Kultura për njëzet vite është trajtuar në margjina. Shikojeni buxhetin, çka të mbetet I ndahet kulturës. Në mandatin e fundit ka pasur një rritje të buxhetit”, ka thënë ajo.

“Janë disa fusha ku duhet të intervenojmë: buxheti, qasja e skenës së pavarur kulturore, organizimi dhe menaxhimi i institucioneve të kulturës, infrastruktura”.  


MË SHUME NGA Lajme