Apolloni: Të vendosen njerëzit e kulturës në institucione kulturore
BKT
Lajme

Apolloni: Të vendosen njerëzit e kulturës në institucione kulturore

Ben Apolloni nga koalicioni NISMA-AKR-PD e sheh të nevojshme depolitizimin e bordeve të institucioneve të kulturës dhe do vendosjen e njerëzve të kulturës aty.

Ai ka folur të mërkurën në RTK, ku temë debati ka qenë Sporti dhe Kultura.  

"Bordet e institucioneve të kulturës duhet të depolitizohen, por nuk mjafton vetëm kaq. Në këto institucione duhet të zaktohen njerëz të artit e kulturës për t'i drejtuar", ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka kulturë nëpër qytete dhe se gjithçka është e koncentruar në Prishtinë.

Ai është shprehur se Teatri Kombëtar vërshohet nga ujërat e zeza.


MË SHUME NGA Lajme