Mbahet Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim
RTKlive
Sot nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Gjakovë mbahet “nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbahet “Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbërt 2019”.
“Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbërt 2019, do të zhvillojë aktivitetin më 3,4 dhe 5 tetor 2019.
FRPGj është një forum që u mundëson të rinjëve frankofon, nga mosha 18 deri 34 vjeç, të vëjnë në zbatim kreativitetin e tyre, duke pasur mundësi të prezantojnë para një publiku të gjerë dhe partnerëve potencial financiarë dhe teknikë, projekte të dedikuara për krijimin e vendeve të punës në fushën e ekonomisë së gjelbërt. Përgjatë forumit, të rinjtë bartës të projekteve do takojnë të rinjë të tjerë me të cilët do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja, idetë dhe praktikat e mira, si dhe të përfitojnë, falë punëtorive trajnuese, njohuri dhe kompetenca të reja për realizimin e projekteve të tyre.
Gjatë FRPGj, do organizohet konkursi « Projektet më të mira të ndërmarrësisë së gjelbërt » për të identifikuar dhe shpërblyer projektet më të mira në fushat e përmendura këtu më poshtë. Fituesit do tëmarrin trajnim intenziv për konsolidimin e projekteve të tyre; si dhe do përfitojnë nga një kuadër i veçantë mentorimi dhe një shumë financiare, e cila do të përcaktohet më vonë.























