Gjuha spanjolle për herë të parë futet si lëndë në UP
BKT
Lajme

Gjuha spanjolle për herë të parë futet si lëndë në UP

Gjuha spanjolle për herë të parë do të jetë si lëndë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ligjërata e parë do të jetë nesër nga ora 12:00, ku ligjërues do të jetë profesori i Universitetit të Tiranës, Serxho Rama.

Këtë e bënë të ditur Parlamenti Studentor i UP-së me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Dashamirët e gjuhës spanjolle për herë të parë do të kenë një vend për ta mësuar këtë gjuhë, falë iniciativës së Fakultetit të Filologjisë të UP-së që këtë gjuhë ta vendosë si lëndë zgjedhore në programin e këtij viti akademik. Ligjëratën e parë të kësaj lënde do ta mbajë profesori nga Universiteti i Tiranës, Serxho Rama, e cila do të zhvillohet nesër, më 4.09.2019, në orën 12:00”, kanë shkruar ata.


MË SHUME NGA Lajme