Pacolli: Ribashkimi i Gjermanisë hapi derën për liri në Kosovë
BKT
Lajme

Pacolli: Ribashkimi i Gjermanisë hapi derën për liri në Kosovë

Behgjet Pacolli, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, uron popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për rënien e Murit të Berlinit.

Pacolli tha se Muri i Berlinit ra dhe Evropa mori rrugën e integrimit.

“Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë hapën derën për liri në Kosovë dhe rajonin tonë”.

“Sot ne e shënojmë këtë ditë historike me një vështrim në të ardhmen për të mbyllur ciklin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin tonë. Për ketë synim Gjermania është një lojtar dhe aleat i rëndësishëm për ta arritur këtë qëllim tonë strategjik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme