14:28 / 03.10.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Elza Ramadani, drejtoreshë ekzekutive nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, e cila do të flasë më shumë për ditën botërore të kafshëve.
Ndërsa Jehona Xhaferi, menaxhere e projektit, KOSNIT, na njofton më detajisht për kampanjën
"Vota ime ka vlerë".
"Vota ime ka vlerë".
Kurse Kay Simon, drejtor menaxhues në IPP - Gjermani, do të flasë për mundësi punësimi në Gjermani në fushën e mjekësisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























