Rakiq voton me letërnjoftim të Kosovës
BKT
Lajme

Rakiq voton me letërnjoftim të Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i shoqëruar me mbi 100 persona, ka votuar sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës.

Ai votoi me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në qendrën e votimit “Mihajlo Petroviq - Alas” në veri të Mitrovicës.

"Këto zgjedhje janë vendimtare për popullin serb dhe qëndrimin e tyre në Kosovë", tha Rakiq para gazetarëve.

 


MË SHUME NGA Lajme