15:14 / 06.10.2019
Bildt: Qeveria e ardhshme të adresojë çështjet e pazgjidhura
Përmes një shkrimi në Twitter, Diplomati suedez, Karl Bild, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sot po mbahen në Kosovë.
Bild ka shkruar se qytetarët e Kosovës votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri.
Ai ka shkruar se me krijimin e qeverisë së re, shpreson që të adresohen çështjet e pazgjidhura rajonale.
“Sot votuesit në Kosovë shkojnë në kutitë e votimeve për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë të adresohen çështjet e pazgjidhura në rajon”, ka shkruar ai në Twitter.
























