Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Zymer Neziri studiues i letërsisë, i cili do të flasë rreth studimeve për eposin e kreshnikëve.

Mysafir i dytë do të jetë Sabri Avdullahi kryesues i Këshillit Organizativ, i cili do të flas për Universitetin e Mitrovicës me konferencë multidisiplinare në gjeoshkencë.

Po ashtu mysafir do të jetë Arjanit Ahmeti zv. sekretar në FFK, i cili do të flasë për gjendjen e infrastrukturës në futboll.
 
Si dhe Hajrullah Syla udhëheqës i festivalit, i cili do të flasë rreth festivalit internacional i vokalit në Prishtinë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme