Fletëvotimet e pavlefshme për shkak të pakënaqësisë me partitë politike
BKT
Lajme

Fletëvotimet e pavlefshme për shkak të pakënaqësisë me partitë politike

Kosovare Gashi, Radio Kosova

Edhe në këto zgjedhje nuk ka arritur  të shmangen fletëvotimet e pavlefshme që vijnë si rezultat i gabimeve në votim apo dëmtimeve të qëllimshme.  Megjithatë njohësit e proceseve zgjedhore fajësojnë KQZ-në dhe subjektet politike për mos informim të saktë të qytetarëve se si duhet të votojnë.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth 4 për qind e votova të numëruara deri më tani janë të pavlefshme. Kjo dukuri tash e sa kohë po ndodh në pothuajse të gjitha proceset zgjedhore në vend. 

Njohësi i çështjeve politike, Xhavit Shala, tha për Radio Kosovën se kjo po ndodh për shkak të mos informimit të drejtë të qytetarëve. Sipas Shales, në çdo palë zgjedhje ka mbi 100 mijë votues të ri, dhe se ata nuk janë  të mirinformuar se si të votohet.


 “KQZ-ja  edhe partitë politike bashkë me shoqërinë civile duhet të marrin iniciativa ose veprime që të vetëdijesohet shoqëria për mënyrën se si duhet të votohet, qoftë nëpërmjet fushatave, debateve televizive apo forma  të tjera, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të evitohet ky problem. Po ashtu duhet që ky sistem më qenë shumë më i thjeshtë.”

Ndërkaq, Arton Demhasaj, nga Organizata “QOHU”, vlerëson  se fletëvotimet e pavlefshme janë një lloj pakënaqësie e qytetarëve ndaj partive politike. Gjithashtu, sipas Demhasajt,  qytetarët qëllimisht po i dëmtojnë fletëvotimet për t’i ikur rrezikut të keqpërdorimit të votës së tyre.

 “Ka një numër të qytetarëve që janë jo të kënaqur me partitë politike edhe pretendojnë që dikush mund të votojë për ata, dhe në këtë mënyrë preferojnë që të dalin të votojnë dhe të e bëjnë të pavlefshëm fletëvotimin.”

Ndërkohë, rreth 80 mijë ishte numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, të mbajtura në vitin 2017.








 


MË SHUME NGA Lajme