Lluka: Nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse e pa rezultat
BKT
Lajme

Lluka: Nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse e pa rezultat

U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate, ka thënë ish- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, njëherit kandidati për deputetë nga koaliconi NISMA-AKR-PD, Valdrin Lluka.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka përgëzuar Vetëvendosjen dhe LDK-në për rezultatin në zgjedhjet e djeshme, derisa ka goditur Nismën Socialdemokrate për rezultatin e tyre.

Postimi i plotë i Llukës:

Të dashur qytetarë, ju vendoset për ndryshim! Për këtë, dua të përgëzoj Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët arritën të dalin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

I falenderoj ata mijëra votues që më besuan votën anëmbanë Kosovës. Do t'ju mbaj të informuar lidhur me proceset dhe rezultatet finale.

Për një gjë jam i lumtur. U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje. Rruga e sigurtë drejtë suksesit është meritokracia dhe transparenca.

Punë të mbarë qeverisë dhe legjislativit të ri.


MË SHUME NGA Lajme