Presidenti Thaçi nesër takon Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Presidenti Thaçi nesër takon Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Në njoftimin nga Presidenca e Kosovës, thuhet se takimi do të ndodhë në ora 13:00.

Ndryshe, para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e ShBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.


MË SHUME NGA Lajme