16:14 / 10.10.2019
Kurti takon ambasadorin e Zvicrës, e njofton me prioritetet e qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve.
Sipas njoftimit, Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.
Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.























