17:31 / 11.10.2019
Sejdiu: Koalicioni Vetëvendosje - LDK po vihet në dyshim
Anëtari i lartë i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ka nisur të vihet në dyshim.
Ai ka komentuar kështu të premtën në rrjetin social Facebook.
“Ndonëse LDK para zgjedhjeve shpreheshin të sigurt për bashkëqeverisje me VV, sot copëzat e dyshimit po shpërfaqen.
Është e rëndësisë jetike të formohet qeveria sa ma shpejtë, të fillohet me punën e madhe të reformave shtetërore, dhe të tejkalohen inatet apo dyshimet.
Populli ju dha besimin! Nëse CDU dhe SPD në Gjermani gjejnë rrugën e përbashkët, nuk duhet të jetë më vështirë në Kosovë”, ka shkruar ai.























