Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, policia bllokon rrugën
BKT
Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, policia bllokon rrugën

Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Jeton Dedushaj” në lagjen Kristal në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka bllokuar rrugën dhe tani po pret të vijë njësia për deminim.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, gjendet një mjet shpërthyes, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës, dhe jemi duke pritur njësinë për deminim”

Nuk ka informacione të tjera lidhur me rastin në këtë kohë. 


MË SHUME NGA Lajme